Vrasja e gruas në Durrës ka qenë një krim i paralajmëruar. Familjarët e saj tregojnë se burri e ka dhunuar në vazhdimësi, por 40 vjeçarja nuk largohej për hatër të fëmijëve.
Burri që u arrestua për vrasje të gruas së tij në Durrës, i tha policisë që vetëm e kishte shtyrë dhe u përplas me dyshemenë. Por familjarët e viktimës tregojnë për një histori të gjatë dhune.
“E ka denoncuar, e mbanin në polici, e mbanin dhe pastaj e kthenin në shtëpi”.
I dyshuari Çlirim Shaholli, ishte një i papunë. Konsumator alkooli dhe bashkëshorten Adrianën e dhunonte vazhdmisht.
“Edhe pse e rrihte ai nuk e hapte gojën”
Ngjarja ndodhi në periferi të Durrësit, në banesën e bashkëshortëve. Policia tha se viktima, Adriana Shaholli, 40 vjeçe, mbërriti në spital në gjendje të rëndë rreth orës 20.00 të së premtes. Gruaja kishte një goditje të fortë në kokë dhe nuk mundi të mbijetojë. Policia ndaloi 42-vjeçarin Çlirim Shaholli i cili ishte dhe personi që dërgoi viktimën në spital.
Sherri nisi për një dritare, ka thënë autori. Ai I kishte kërkuar gruas ta hapte atë se ishte vapë. Refuzimi soli përplasjen fizike dhe për pasoje vdekjen e 40 vjeçares. Sikurse në dëshminë e burrit dhe ekspertiza ka gjetur një plagë në kokë, çka duket se ka ndodhur nga përplasja me dyshemenë. Çifti Shaholli, të zhvendosur nga rrethinat e Korçës, në Spitallë të Durrësit ishin prindër të 6 fëmijëve. /abcnews.al