Durrës, rruga e pakalueshme në lagjen 8 dhe pse afër qendrës, ankohen banorët

schedule14:09 - 23 Shkurt, 2020

schedule 14:09 - 23 Shkurt, 2020

Infrastruktura  e munguar është një nga problemet kryesore që hasin banorët në lagjen numër 8 në Durrës. Pavarësisht se konsiderohet një nga lagjet kryesore të qytetit bregdetar, në këtë rrugë nuk është vënë dorë.

Kjo që shihni nuk është një rrugë në zonat e thella malore, por një segment në shumë pranë qëndrës së Durrësit.

Banorët dhe veçanërisht drejtuesit e mjeteve ankohen për infrastrukturën në këtë rrugë.

Ndonëse është vetëm 200 metra i gjatë, në rrugën e degraduar prej vitesh nuk është bërë asnjë ndërhyrje. Të gjithë ankohen për këtë gjendje: banorët dhe shoferët. Ata thonë se rrugët me gropa janë thuajse të pakalueshme për mjetet, ndërsa kalimtarët përballen me vështirësi.

Një nga banorët e lagjet shprehet së është e pashpjegueshme gjendja në të cilën ndodhet rruga.  Nuk “Është riparuar disa herë por pa cilësi”.

Shumë problem po na shkatërrohen makinat. Kjo rrugë mund të ketë rreth 8 vitesh në këtë gjendje”, ka thënë një nga shoferët që e përdor këtë rrugë.

Sa herë kam ardh këtu makinës i janë prishur gomat”, ankohet shofi.

Premtimet e shumta në prag te fushatave i kanë mëzitur qytetaret  të cilët kanë humbur tashmë besimin  dhe mendojne se kjo situatë nuk do të gjejë zgjidhjë dhe do të zgjasë pa fund./abcnews.al