Durrës, polumbarët e RENEA-s akoma s’ kanë gjetur trupin e iranianit të mbytur

schedule14:22 - 21 Qershor, 2018

schedule 14:22 - 21 Qershor, 2018

Forcat e RENEA-s dhe polumbarët vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të iranianit i cili dyshohet se u mbyt në rezervuarin e fshatit Rrotull në Manëz. Pavarësisht kërkimeve intesive që prej momentit të marrjes së informacionit, ende nuk ka shenja për ekzistencën e një njeriu të mbytur. Kanë qenë bashkëkombasit e tij, rezidente në Manëz që dënoncuan rastin.

Sipas tyre iraniani është futur për t’u larë në rezervuar, por që nuk mundi të dalë prej andej. /abcnews.al