Durrës, helmohen disa nxënës të një shkolle

schedule14:48 - 23 Janar, 2018

schedule 14:48 - 23 Janar, 2018

Pesë nxënës të shkollës 9-vjeçare “Eftali  Koçi” në Durrës, dyshohet të jenë helmuar menjëherë pas konsumimit të produkteve të ndryshme të blera jashtë rrethimit të shkollës.

Ngjarja ndodhi mesditën e së hënës, nxënësit e  moshës 11 dhe 12 vjeç, u derguan në urgjencën e spitalit të Durrësit, me shenja helmimi.

Pasi morën ndihmën e parë mjekësore, ata janë kthyer në banesat e tyre, në gjendje të mirë shëndetësore.

Për rastin është njoftuar policia, e cila ka nisur hetimet.

Ndërkohë edhe AKU-ja ka ngritur një grup pune me  specialist, të cilët kanë marrë mostra, te kioskat, ku shiten byrekë dhe ushqime të shpejta, për të zbuluar shkakun e helmimit të nxënësve./abcnews.al