Në qytetin e Durrësit, bashkia ka nisur investimin për standardizim të rrugëve. Çka do të thotë se do të ketë zgjerim të trotuarëve për t’u lënë më tepër hapësirë këmbësorëve.
1,5 milionë euro po investohen për rikualifikimin e trotuarëve në Durrës. Përmes zgjerimit te tyre po u jepet përparësi këmbësorëve.
“Duhet të heqim dorë dhe nga parkimi për të pasur një qytet më të bukur dhe tërheqës për turizmin”.
Investimi përfshin ngushtimin e rrugës së automjeteve. Drejtuesit e mjeteve duken të pakënaqur me këtë projekt
“Rrugët e reja na kanë marrë shumë sipërfaqe, megjithatë ata e dinë ç’bëjnë”.
“Janë nxjerrë trotuare ndërkohë që kalojnë shumë pak njerëz.”.
Nga ta që janë parashikohet edhe heqja e parkimeve. Ka nga ata drejtues të irrituar për këtë fakt. Mungesa e tyre në zonën qendrore të qytetit do të thotë lëvizje në kaos.
“Shumë problem për parkimi. Është ngushtuar rruga jashtë mase dhe punimet bllokohen tani në sezonin veror”.
Marrëparasysh reagimet e qytetarëve, Bashkia e Durrësit thotë se po i përgjigjet nevojës së zhvillimit urban të një qyteti turistik, atë të standardimit të rrugëve./abcnews.al
Gazetare: Enkeleda Arapi