Durrës, anëtarët e LSI bashkojnë votat me PS, kalon buxheti 2019

schedule13:12 - 21 Dhjetor, 2018

schedule 13:12 - 21 Dhjetor, 2018

Bashkimi i votave të anëtarëve të LSI-së me ato të Partisë Socialiste bëri që projekt buxheti i 2019-s të kalonte në mbledhjen e fundivitit në këshillit bashkiak Durrës.
Në sallën e mbledhjes kanë munguar anëtatët e Këshillit Bashkiak të PD, si dhe disa anëtarë të LSI-sa duke e bojkotuar atë. Por pavarësisht mungesave, anëtarët e pranishëm nga LSI bashkuan votat me anëtarët e PS për t’i hapur rrugë projekteve të parashikuara nga Bashkia e Durrësit për vitin 2019.

Buxheti llogaritet rreth 23 milionë euro, 5.7% më i lartë ai i vitit të kaluar. Pjesa më e madhe e buxhetit do te shkojë për investimet në infrastrukturë. Buxheti u miratua me disa ndryshime të vogla të propozuara nga këshilltarët, ndërkohe që 8 nga 10 pikat e përfshirë në rendin e ditës kaluan./abcnews.al