Durrës, ABC News në shtëpinë ku u gjetën armë dhe drogë

schedule12:38 - 29 Maj, 2018

schedule 12:38 - 29 Maj, 2018

Zbulohet shtëpia ku u gjetën arme dhe drogë. Ajo ndodhet te zona e Shkëmbit të Kavajës, në katin e gjashtë të një pallati shumëkatësh. Pronari i saj, Xhevair Lushka, është shpallur në kërkim.

Në derën e banesës janë ngjitur shkresat e Përmbarimit që tregojnë sekuestrimin e pronës.  Arsenali i armëve dhe sendet e dyshimta u gjetën, kur po ekzekutohej vendimi në favor të një banke për shkak të mosshlyerjes së detyrimeve.

Burime nga policia tregojne se pronari i shpallur në kërkim, aktualisht dyshohet se ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai është Xhevahir Lushka, nga Mbrostari i Fierit e banim në Linzë të Tiranës. Ka të dhena se ai e jepte apartamentin në katin e gjashtë me qera.

Një zyrtar i policisë i tha ABC News ka dyshime që u zbulua baza e një grupi kriminal.

Gjatë dimrit në këtë zonë nuk ka shumë njerëz dhe në pallat nuk banon kush.

Ndaj s’ka asnjë dëshmitar për të treguar nëse kanë parë dikë të hynte e të dilte në atë banesë apo jo.

Hetuesit kanë marrë gjurmët tek armët, për të identifikuar edhe përdoruesit e tyre.

Armët mund të jenë përdorur në vrasje dhe atentate që ende nuk kanë autor, thonë burime të Policisë së Durrësit. Megjithatë kjo mbetet për t’u parë në fund të rezultateve të Policisë Shkencore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!