Duka: Shëndeti i pari, por populli shqiptar ka kaluar gripëra më të fortë

schedule22:55 - 9 Mars, 2020

schedule 22:55 - 9 Mars, 2020

Kreu i FSHF-së, Armand Duka nuk i kursen batutat në emisionin “Pressing” në ABC Neës. Koronavirusi mund të shtyjë kampionatin, opsion për të cilin Duka mendon ndryshe, edhe pse e pranon se do pranojë çdo vendim të autoriteteve.

Nuk më duket mendim produktiv shtyrja e kampionatit për një muaj. Një muaj pezullim? A je i përgatitur për të jetuar një muaj pa asgjë? Duhet të shohim zhvillimet ditë pas dite. Nëse virusi do të na mbyllë kaq shumë brenda, nuk do të marrim kallashin.

Shëndeti i pari, nëse nuk do na lejojnë, s’do luajmë. Sa gripëra kemi kaluar (i drejtohet) ne populli shqiptar, nuk na gjen gjë. Kemi kaluar gripëra edhe më të fortë“, deklaron Duka. /abcnews.al