Duka: Rama pro ligjit të sponsorizimeve, Ministria dhe Ben Ahmetaj kundër

23:50 | 09/03/202023:500

Tema e diskutimeve në emisionin “Pressing” në ABC News ka kaluar te formati i Kupës së Shqipërisë dhe kërkesat e sportit shqiptar ndaj qeverisë. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka flet rreth idesë së përbashkët me Kosovën dhe analizon ligjet e sportit, sidomos atë të sponsorizimeve.

Ndryshimi i formatit të Kupës? Jemi në proces për të bërë një Kupë të përbashkët Shqipëri-Kosovë, që do fillojë nga nivelet më të ulta, nga Kategoria e Tretë. Kështu që nuk ka nevojë për Kupë tjetër. Kjo nuk varet vetëm nga ne, kemi kërkuar miratim nga FIFA dhe UEFA.

Kemi kërkuar edhe mbështetje financiare nga qeveritë respektive dhe bizneset. Jam i bindur që kjo Kupë do prodhojë vetë, por në fillim kemi nevojë për mbështetje. Akoma nuk kemi leje. Duhet të realizojmë gjëra të tilla që të ketë garë.

Takimi me Kryeministrin? E konsideroj si fitore vëmendjen e qeverisë dhe kryeministrit ndaj sportit. Dikush po merret me ne, disa gjëra janë në procesin e miratimit në planet, nga paketa jonë propozuese, që tenton të krijojë një ekonomi brenda sportit.

Ligji i Sponsorizimit? Ligji i sponsorizimeve është thelbësor. Ka shumë debate brenda Qeverisë, ata mendojnë se ajo që ne kemi propozuar, do t’iu kushtojë shumë, por nuk është e vërtetë. Ka pasur debate në qeveri, kanë ardhur me një propozim të ri. Për privatizimet, ndihmën në investime, TVSH-në në sport, tatimin mbi të ardhurat e futbollistëve, por rregullohen, por bëhen ashtu siç i kemi kërkuar.

Kemi fituar disa gjëra. Në ligjin e sponsorizimit, kryeministri ka qenë me ne, Ministria e Financave ka qenë kundër dhe Komisioni i Ekonomisë, me në krye të Arben Ahmetajn. Ai ka qenë kundër me pretekstin që zbrazet buxheti i shtetit dhe shkojnë paratë për sportin. Ata pretendojnë se ka kosto të madhe në buxhet, argumentojnë se ajo që kemi propozuar ne, është buxhet i madh, por nuk është e vërtetë.

Ligji aktual, është miratuar në ’94 mos gaboj dhe nga atëherë, deri më tani, ka pasur zero ndikim. Tani do të ketë ndikim 3 x zero, që është njësoj. Ben Ahmetaj ka qenë kundërshtari kryesor për Ligjin e Sponsorizimit, pasi sipas atij, sporti do të zerojë buxhetin e shtetit.

Tani do kemi trefishin e zeros, e kemi humbur betejën në ligjin e sponsorizimeve. Po flasim për një projekt të madh, kemi thënë që deri në 20% të fitimit të Korporatave të shkojë për sport, por jo zero. Sot janë zero investime të planifikuara në buxhetin e shtetit. Investime janë bërë, janë bërë stadiume, por sporti ka nevojë për ligj. Ukraina? Di atë të Hungarisë, që më pëlqen“, deklaron i pari i futbollit shqiptar. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono