Armando Duka ka folur hapur! Presidenti i Federatës Shqiptarë të Futbollit ka dhënë një intervistë për “RadioSei”, aty ku i thuri elozhe Eduardo Rejës, si dhe shpërtheu kundrejt ish-trajnerit, Christian Panucci.
“Teknikët italianë janë më të mirët”, tha fillimisht Duka për Radiosei. “Reja ishte pak i hutuar në fillim, kështu që Igli (Tare) e thirri dhe e bindi që të bëhej trajneri i Shqipërisë. Edy ka një përvojë shumë të mirë si trajner dhe një njeri i mençur. Ai solli një buzëqeshje përsëri në ekip dhe ka një atmosferë përfundimisht konstruktive”.
PANUCCI – “Një zgjedhje e gabuar, shkatërroi ekipin. Ai është një njeri me konflikt: ai kurrë nuk do të jetë trajner. Pas çdo ndeshje pati tensione me shtypin, ajo krijoi çarje në ekip. Ai nuk mendon për futbollin, por vetëm për paratë. Kur e njoftova për shkarkimi, menjëherë më tha që do të pretendonte edhe qindarkën e fundit.. Nuk është çështje ekonomike, por korrektësi etike”, përfundoi Duka./abcnews.al