Partia Agrare Ambientaliste ka zhvilluar një takim me strukturat e kësaj force politike në Shkodër. Kreu Agron Duka tha se ka nisur organizimi për zgjedhjet lokale të 2019-s dhe kërkoi angazhim maksimal për rritjen e Partisë Agrare Ambientaliste.
Nga Shkodra, Partia Agrare Ambientaliste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale të 2019-s, në takim me strukturat e kësaj force politike në këtë qark. Kreu Agron Duka tha se zgjedhjet e fundit nuk dhanë rezultatin e pritshëm pasi ato nuk ishin zgjedhje normale dhe u prodhuan si shkak i një marrëveshje.
Duka u shpreh se PAA është një alternativë ndryshe ndaj atyre që përfaqësojnë partitë tradicionale. Në këtë takim u kërkua angazhim maksimal që në zgjedhjet e ardhshme lokale të rritet rezultati i pjesëmarrjes në këshillat bashkiak. Në fund të takimit u shprëndanë edhe kartat për anëtarët e rinjë të PAA-së./abcnews.al