Duka mbledh presidentët e Superiores, kalendari dhe temat e diskutimit

schedule11:17 - 5 Gusht, 2020

schedule 11:17 - 5 Gusht, 2020

Takim për sezonin e ardhshëm në “Air Albania Stadium”. Armand Duka, presidenti i FSHF, Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku, si dhe Drejtori i Zyrës Juridike, Aldi Topçiu, janë në një tavolinë me përfaqësues të 10 klubeve të Superiores, klube që kanë krijuar edhe Ligën Profesioniste të Futbollit.

Marrëdhënia mes FSHF dhe Ligës është një nga temat e diskutimit, sikurse edhe ana financiare, problemet e hasura gjatë pandemisë, si do të përballohet dhe çfarë do bëhen në vijim. Sigurisht sot do të diskutohet dhe për sezonin e ri, datat për kampionatin, Kupën dhe Superkupën.

FSHF ka edhe një projekt-kalendar që do ta shohin edhe përfaqësuesit e klubeve dhe më pas do të vendosin. Në takimin e sotëm, nga presidentët janë paraqitur Refik Halili, Koço Kokëdhima, Pashk Laska, Besnik Kapllanaj, Ardjan Takaj dhe administratori i Vllaznisë, Suad Lici. Edhe klubet e tjera kanë përfaqësuesit e tyre. /abcnews.al