Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Duhet të jemi mirënjohës ndaj policisë”, Rama: Sakrifikuat jetën për Atdheun

schedule17:44 - 16 Dhjetor, 2024

schedule 17:44 - 16 Dhjetor, 2024

Është zhvilluar këtë të hënë një takim me ish-Punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës, AMP-së dhe Shërbimit Zjarrfikës në Kryeministri.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama u ndal tek çështja e pensioneve duke thënë se do të rriten gradualisht.

I ndalur tek figura e efektivëve, Rama renditi kushtet e vështirë me të cilët kanë punuar dhe shërbyer, duke nënvizuar se pavarësisht të gjithave kanë sakrifikuar jetën për Atdheun.



“Pensionistët janë kategoria më e kthjelluar nga pikëpamja e llogarive dhe bëhet fjalë për një numër shumë të madh pensionistësh dhe për shifra shumë të mëdha për mundësitë e buxhetit të vendit tonë. Por kur vjen puna tek pensionet edhe vendet e zhvilluara kanë një sfidë më vete. Por qoftë bonuset qoftë plani i mundshëm i rritjes graduale të pensioneve në mënyrë të përmuajshme nuk do të ishin dot diskutime që do t’i bënim, por sot ekonomia na i ka krijuar këto mundësi. Paga mesatare po ashtu rezultoi më e lartë se ambicia jonë. Një shenjë shumë e mirë është edhe në funksion të pensioneve sepse çdo pagë e rritur është garanci për fondin e sigurimeve shoqërore. Dhe aty ku rritet një pagë më shumë mundësi ka për pensionet. Kemi të gjitha arsyet për të qenë optimist të nesërmen. E veçuam këtë takim me ju sepse ju jeni kategori e shërbëtorëve të këtij shteti, jo se të tjerët nuk e meritojnë, por nuk ka një kategori tjetër që të numërojë brenda radhëve të veta njerëz që kanë humbur jetën për shkak të detyrës, siç është rasti i policisë së shtetit. Dhe kur numëron sot 227 dëshmorë në uniformat blu, gati – gati nuk të besohet që ky është një numër që korrespondon me periudhën e demokracisë. Duhet të jemi mirënjohës jo vetëm ndaj jush, por të gjithë gjeneratës suaj që shërbyet. Nuk është pak të thuash që policia e shtetit ishte e tradhtuar nga vetë shteti”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!