Dueli Dybala-Bale në FIFA: Triumfon juventini, ia del falë… uellsianit

schedule12:17 - 6 Prill, 2020

schedule 12:17 - 6 Prill, 2020

Sulmuesi i Juventus, Paulo Dybala, ka zhvilluar një ndeshje online në turnamentin “Joya” të organizuar nga FIFA me sulmuesin e Real Madrid, Gareth Bale. Ky kompeticion organizohet për bamirësi dhe ka qenë argjentinasi ai që ka fituar me rezultatin 3-1.

Dybala zgjodhi pikërisht ekipin e uellsianit, Real Madridin, ndërsa Bale zgjodhi anglezët e Manchester Cityt. E bukura e takimit ishte se Paulo njërin nga golat e shënoi me Bale dhe festa ishte tipike e tij, me zemrën e formuar nga dy duart. Sigurisht ngacmimet nuk munguan mes palëve.

Sulmuesi juventin po e mer veten javë pas jave. Kujtojmë se ai dhe e dashura e tij dolën pozitiv me Covid-19 në mes të muajit mars, por asnjëri prej tyre nuk ka shfaqur problem. Ata ende vazhdojnë të qëndrojnë të izoluar dhe në ditët në vazhdim do të bëjnë përsëri tamponin për të parë nëse e kanë mposhtur virusin. /abcnews.al