“Dua të dal në park pa frikë”, vogëlushja i prek të gjithë me mesazhin në protestën për dhunimin e 11-vjeçares

schedule19:20 - 31 Gusht, 2022

schedule 19:20 - 31 Gusht, 2022

Qytetarë të shumtë të cilët po protestojnë për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, kanë nisur marshimin drejt kryeministrisë.

Mes tyre kanë qenë emra të njohur, të cilët kanë bërë thirrje për t’u vendosur drejtësia. Në një moment, aktorja Monika Lubonja ka marrë në krah një vajzë të vogël, që ka prekur të gjithë me fjalët e saj.

LEXO EDHE: Nis protesta në Tiranë për dhunimin e11-vjeçares, kush janë VIP-at pjesëmarrës

“Dua të dal në park pa frikë”, tha vogëlushja, e cila është shoqëruar me duartrokitje.

Në protestë nuk kanë munguar figurat e famshme, nga organizatorja Fifi, Beatrix Ramosaj, Klea Huta, Einxhel Shkira, moderatori Ermal Peci, Rudina Hajdari, Elvis Naçi dhe shumë emra të tjerë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!