Dua Lipa në krahët e vëllait të Gigi dhe Bella Hadid

schedule20:15 - 7 Korrik, 2019

schedule 20:15 - 7 Korrik, 2019

Pak kohë më parë Dua Lipa dhe Isaac Carew i dhanë fund lidhjes disavjeçare. Duket se Dua nuk po humbet kohë, pasi po i jep vetes mundësinë për t’u njohur me njerëz të rinj.  Një romancë duket se ka lind mes këngëtares shqiptare dhe Anwar Hadid, vëllait të modeleve të famshme, Gigi dhe Bella Hadid.

Këto zëra janë konfirmuar së fundmi duke qenë se Dua dhe Anwar janë fotografuar në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe dukeshin shumë të afërt. Ata u shfaqën të përqafuar dhe shumë të qeshur në festivalin e muzikës British Summer Time Hyde Park, në Londër. Kaq ka mjaftuar që mediat botërore të shkruajnë se mes Duas dhe Anwar po lind diçka më shumë se miqësi./abcnews.al
  

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!