Gjatë monitorimit me dron është zbuluar kanabis e mbjellë një një parcelë me misër në Shkodër. Policia ka arrestuar 67-vjeçarin që kujdesej për bimët narkotike që kishte kultivuar në fshatin Trush. Në momentin që janë evidentuar, policia më pas ka djegur bimët nakotike.
Ndërkohë monitorimi ka vijuar dhe në territorin e njësisë administrative Pult. Gjatë monitorimit u konstatuan të kultivuara dhe u asgjësuan 146 bimë kanabis.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
/abcnews.al/