Driblimet e Messit: Shifra të pabesueshme, shikoni çfarë bëri mbrëmë

schedule11:19 - 19 Nëntor, 2019

schedule 11:19 - 19 Nëntor, 2019

Lionel Messi shkëlqeu në miqësoren e Argjentinës me Uruguajin, që përfundoi në barazim 2-2. Kapiteni dribloi shumë kundërshtarë në një nga aksionet më të bukura në historinë e futbollit.

Vlejnë apo jo krahasimet me Pelen e Maradonës, për të ka pak rëndësi. Lionel Messi është në një mision sa kohë që luan futboll, dhe nuk u ndal as përballë një rivali të ashpër si Uruguaji. Argjentina u ndesh në një derbi të madh të Amerikës së Jugut dhe klasi i kapitenit shkëlqeu si në kohët më të mira.

Në një aksion që do të mbetet në histori, ai dribloi radhazi kundërshtarët, madje edhe kur e rrëzuan përtokë. Diçka prej Maradone. Trajneri i Brazilit, Tite, nuk e kishte quajtur të denjë Messin për t’u krahasuar me Pelenë, por pas këtij veprimi ndoshta do të jetë menduar edhe një herë.

Ndeshja në Izrael përfundoi në barazim 2-2 dhe ishte Mesi që shpëtoi ekipin nga humbja, duke realizuar penalltinë në minutën e fundit. Kavani e Suarez shënuan për Uruguajin, kurse Aguero golin tjetër të Argjentinës.

Ndërkaq, një faqe katalanase në internet zbulon se kapiteni i Barcelonës është mbreti i driblimeve. Kjo, të paktën që kur nisën të regjistrohen të dhënat nga viti 2006.  Sipas kësaj adrese, argjentinasi ka kryer 1880 driblime gjithsej në karrierë, madje vetëm për Barcelonën, pa llogaritur kombëtaren.

Ndjekësi më i afërt i tij është 660 driblime larg dhe flitet për Eden Hazard të Realit, Chelsea dhe Lillë.  Ish-ylli i Bayern, Franck Ribery ka 939, ndërsa Sergio Aguero i Manchester City 832. Rivali i tij i madh, Cristiano Ronaldo,  është 1000 driblime larg. /ABC NEWS ALBANIA 24/7