Drejtuesja e Prokurorisë së Elbasanit ka dalë sot para komisionit të Pavarur të kualifikimit, në një seancë dëgjimore. Enkeleda Millonai, gjithshtu kandidate për SPAK, është vlerësuar në 43 kriteret e përcaktuar nga vetingu.
Sipas raportit te ILDKPKI, deklarimi i prokurores është i saktë, ka burime të ligjshme për të justifikuar pasurinë dhe nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesit.
Sipas një raporti të DSIK, drejtuesja e prokurorisë së Elbasanit është e përshtatshme për të vijuar detyrën. Ndërkaq, edhe ne aspektin e aftesive profesionale, vlerësimi ka qenë pozitiv.
Prane Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në adresë të prokurores Enkeleda Millonai ka 8 denoncime për mosfillim hetimesh dhe korrupsion, për të cilat KPK do të shprehet gjatë seancës së vendimit më 14 qershor. /ABC News Albania 24/7