Drejtuesi i një motori në Fier ka goditur një këmbësor dhe është larguar. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, rreth orës 18:25. Mësohet motori drejtohej nga 30-vjeçari me iniciale A.A ndërsa i plagosur rëndë mbeti 58-vjeçari me iniciale F.M, banues në Fier.
58-vjeçari u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Fierit ku edhe po merr kujdes shëndetësor, jashtë rrezikut për jetën. Në pamjet e siguruara nga Abcnews.al, në rrugë mund të shihen njolla gjaku, ndërsa i moshuari transportohet me ambulancë.
Po hetohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. sb/abcnews.al/


