Kopshti 41 në Tiranë ka mbyllur dyert për fëmijët dhe stafin. Shkak është bërë prekja nga koronavirusi i drejtoreshës, një edukatore dhe një sanitare.
Burimet thanë për abcnews.al se ato ndodhen në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe janë izoluar në shtëpi. Aktualisht nuk rezulton I infektuar asnjë prej fëmijëve ndërkohë që institucionet shëndetësore po kryejnë hetimin epidemiologjik.
Personat e kontaktit me të infektuarit janë vetëkarantinuar në banesë ndërsa presin analizat. Inspektorati Shtetëror Shëndetësore ka vendosur që kopshti 41 në Tiranë të qëndrojë i mbyllur për 14 ditë. /mv. abcnews.al



