Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe përplaset me 2 makina të tjera, 5 të lënduar. Pranga 29-vjeçarit amerikan në Elbasan

schedule15:57 - 21 Nëntor, 2023

schedule 15:57 - 21 Nëntor, 2023

Një shtetas amerikan është arrestuar pasi është përfshirë në një aksident. Sipas njoftimit të policisë së Elbasanit, bëhet me dije se 29-vjeçari një shtetas amerikan duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident rrugor me dy automjete të tjera.

Si pasojë ka mbetur i dëmtuar një nga shoferët e automjeteve 31-vjeçari, dy pasagjerë dhe 2 fëmijët e tyre të mitur. Uniformat blu bëjnë me dije se janë jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin amerikan 29 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur është përfshirë në aksident rrugor me 2 automjete dhe për pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i njërit automjet, 31 vjeçari,  2 pasagjerë dhe 2 fëmijët e tyre të mitur, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/