Tre persona janë arrestuar nga policia pasi drejtonin mjetin në mënyrë të parregullt. Enrik Gjishti, 23 vjeç, nga Vlora u arrestua në Vlorë pasi po drejtonte makinën Mercedes Benz nën efektin e pijeve alkoolike.
I arrestuari tjetër është Graciano Zepaj, 26 vjeç, banues në Vlorë. Ai u ndalua pasi po drejtonte mjetin tip Mercedes Benz pa leje drejtimi përkatës.
Ndërkohë Albert Buzra, 37 vjeç, nga Saranda u arrestua pasi duke udhëtuar në aksin rrugor Dërmish-Bogaz, me mjetin tip Ford, ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka goditur një makinë të parkuar.
37-vjeçari Buzra ishte nën efektin e pijeve alkoolike.
Mbi të arrestuarit rëndon vepra penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”/abcnews.al

