Drejtësia amerikane, në SPAK/ Një delegacion nga SHBA, takim me Dumanin dhe prokurorë

schedule09:33 - 10 Korrik, 2024

schedule 09:33 - 10 Korrik, 2024

Një delegacion me personalitete të drejtësisë amerikane vizitoi SPAK-un, ku u takua me kreun Altin Dumani dhe prokurorët, për të diskutuar mbi përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga Ambasada Amerikane në Tiranë, ata nënvizuan se sa e rëndësishme është të ndjekësh penalisht me integritet dhe profesionalizëm për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pandëshkueshmërinë.

“Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë të cilat po ndërtojnë një demokraci më të fortë për popullin shqiptar”- përfundon njoftimi i ambasadës amerikane pas këtij takimi te një delegacioni autoritetesh të drejtësisë nga SHBA me drejtues dhe prokurorë të SPAK.

/abcnews.al/