Me përmirësimin e motit ka ndryshuar edhe situata me përmbytjet në Bashkinë e Shkodrës. Niveli i ujit ka rënë në zonat e prekura, por për shkak të shkarkimeve nga HEC-et është gërryer toka bujqësore.
Në zonat e përmbytura të Shkodrës ka një përmirësim të situatës.
Niveli i ujit në Lumin Drin është shumë i ulët.
Por për shkak të shkarkimeve nga hidrocentrali i Vaut të Dejës në njësinë administrative të Gurit të Zi ka pasur gërryerje të tokës bujqësore.
Aktualisht nuk po shkarkohet nga HEC i Vau i Dejës.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes ka rënie të nivelit të ujit me 30 cm krahasuar me një ditë më parë.
Edhe në fshatin Obot ka rënë niveli i ujit. Ndërkohe që po bëhet edhe shpërndarja e ndihmave për bagëtitë në Goricë dhe njësinë administrative Ana e Malit.
Gazetar i ABC News: Simon Shkreli
/abcnews.al