DPSHTRR: Nga 7 janari penalizohen automjetet me xhama të zinj

schedule15:14 - 6 Janar, 2019

schedule 15:14 - 6 Janar, 2019

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton gjithë drejtuesit e mjeteve se nga e hëna, makinat me xhama të zinj nuk do të marrin më shërbime. Prej 7 janarit të 2019 u ndalohet çdo shërbim automjeteve që kanë errësuar xhamin e përparmë dhe xhamat e parë anësorë, pa dallim.

Duke nisur nga dita e hënë do t’u ndalohen të gjitha shërbimet automjeteve që kanë errësuar xhamin e parmë apo xhamat e parë anësorë. Drejtoria e përgjithshme e shërbimit të transportit rrugor bën të ditur se ky urdhër do të veprojë pa dallim mbi shefa, VIP-a, të fortë, ustallarë dhe servise.

ABC News konstatoi në terren se shumë drejtues mejtesh ende nuk ishin të informuar për një aksion që pritet të nisë të hënën nga Task Forca e Transportit Rrugor dhe Policia Rrugore. Ata shprehen se ky urdhër nuk duhet të veprojë mbi mjetet që i kanë xhamat e parë të errësuar që në prodhim.

Këto mjete janë krysisht  prodhim Amerikan ose Japonez dhe kohët e fundit kanë hyrë në numër të konsiderueshëm në vendin tonë. Ashtu si edhe në aksionet e mëparshme, do të ketë shërbime të Policisë Rrugore që do të verifikojnë çdo automjet me xhama të zinj, nëse janë të prodhuara në këtë formë, apo jane errësuar nëpër servise të ndryshme në mënyre artizanale.

Nga Policia e Shtetit ende nuk është njoftuar zyrtarisht për ndonjë plan konkret masash në këtë drejtim. ABC News u interesua pranë drejtorisë së Përgjithshmë të Policisë Rrugore, ku mësoi se ende nuk u është vënë në dispozicioni urdhri i ri nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor. /abcnews.al

Gazetar: Andi Qosja

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!