TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit Të organizuar vijojnë seancat gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë”, ku personazhe të njohura të botës së krimit vijojnë të rrëfejnë episodet për të cilat janë arrestuar.
Konkretisht, Erion Alibej, i kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë, ka dëshmuar këtë të enjte për herë herë të parë në gjyq.
SPAK e akuzon Erion Alibejn për ekzekutimin e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, si edhe Emiliano Ramazani dhe Rigers Runaj.
Ai ka rrëfyer një episode, ku shprehet se ditën që do përcillte një prej familjarëve të tij në banesë të fundit është marrë në pyetje nga Policia.
Ai theksoi se në atë kohë në krye të Policisë së Elbasanit ishte Altin Qato, ndërsa shefi i komisariatit thekson ai ishte “ushtar” i Suel Çelës.
“Edhe në analizat e mia vetëm problemin me Xhoni Rustën me dilte. Edhe pse me vinin fjalë për vëllezërit Çopja prape s’i besoja. Më ka ardhur dhe familja e Suelit, ushtarë të tyre ndër to dhe “Nino”, bisedova dhe me Suelin dhe me tha rri i qetë se do dali e vërteta, shyqyr s’ke qenë dhe t’i makinë, i thashë po kush ka gjujt ? Ditën që çova familjarët në banesën e fundit, drejtor në Elbasan ishte Altin Qato, më vijnë policët dhe donin te flisnin me mua ndërkohe unë isha ne kërkim, Niko Brahimaj ishte tek krimet e rënda, me thane hajde të deklarosh dhe do te lirojmë sërish të jesh afër familjes, shkova ishte Qato, Brahimaj dhe shefi komisariatit që e dija që ishte i shitur tek Suel Çela , i thashe nuk e dua këtë këtu, e nxorën jashtë, me thane e dimë që je në kërkim , por na ndihmo me ndonjë informacion te kush dyshon, i thashë do ju duket çudi, por mos kanë ngatërruar objektiv, nuk di ku t’ju drejtoj, siç ma dhanë fjalën që do përcillja familjarët në banesë më liruan, i thashë atij shefit të komisariatit që nxorrën jashtë bën mire te ikësh nga ky qytet”, tha ai./abcnews.al