Italia, fitore “e hidhur”/ Ranieri refuzon Federatën: Nuk e ndjej veten në stol

schedule12:40 - 10 Qershor, 2025

schedule 12:40 - 10 Qershor, 2025

Ishte ndeshja e fundit në drejtimin e ekipit. Luçiano Spaleti i dha lamtumirën detyrës si trajner i Italisë me fitoren 2-0 ndaj Moldavisë në eliminatoret e Kupës së Botës, veçse për Federatën e vendit të tij nisën menjëherë kokëçarjet.

Suksesi 2-0 në stadiumin e Rexho Emilias, arritur me gola nga Raspadori e Kambiazo, i dha pak më hsumë shpresë të Kaltërve për të synuar kualifikimin për në Botëror, por sikur u errësua nga lajmi se Klaudio Ranieri e hodhi poshtë ofertën për t’u ulur në stol.

Siç informon “La Gazeta delo Sport”, veterani roman I deklaroi presidentit të Federatës, Gravina, se nuk e ndjen veten në gjendje për ta kryer siç duhet këtë detyrë, të paktën për momentin.

Kombëtarja italiane është në kaos për trajnerin, e ndoshta Silvio Pioli mund të jetë “kamerdarja” e shpëtimit tani për tani.

Spaleti, kampion i Italisë me Napolin në 2023, u caktua në detyrë me shpresën e madhe se do t’i kthente të kaltërit në lartësinë e dikurshme, por kjo nuk ndodhi.

Humbja në Norvegji me shifrat 3-0 ishte fatale për të, ndërsa që pas vitit 2006 kur i fitua titulli I fundit botëror, dështimet kanë qenë radhazi dhe dy herë ekipi nuk u kualifikua për në Botëror, e rrezikon për herë të tretë.  Gjithsesi, në 2021, u fitua titulli europian, ndonëse ai brez tashmë është larguar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!