Dosja për kompleksin Partizani/ Zbardhen akuzat për Berishën, dhëndrin dhe ortakun e tij

schedule22:45 - 21 Tetor, 2023

schedule 22:45 - 21 Tetor, 2023

TIRANË– Drejtësia ka nisur të shkundë pluhurin e dosjes për privatizimin e ish-kompleksit Partizani në Tiranë. Me urdhër të SPAK, këtë të shtunë u vu në pranga Jamarbër Malltezi, ortaku i tij Fatmir Bektashi, ndërsa ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha u caktua masa e sigurisë detyrim paraqitje dhe bllokim pasaporte. Abc News ka siguruar akuzat zyrtare, të cilat janë shqiptuar nga Prokuroria e Posaçme në ngarkim të tyre

Akuzat e ngritura:

  • Sali Berisha- Korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim, neni 260 dhe 25 i K.Penal
  • Jamarbër Malltezi – Korrupsion pasiv ne bashkëpunim Neni 260 dhe Pastrim i Produkteve ne bashkëpunim me Fatmir Bektashi neni 287 i K.Penal;
  • Fatmir Bektashi- Korrupsion aktiv dhe pastrim produktesh të veprës penale ne bashkëpunim me Jamarbër Malltezi.

Ish-kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e ka paditur në vitin 2020, ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Berishës, i cili është përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks.

Dhëndri i ish-kryeministrit Berisha po hetohet për privatizimin të ish klubit sportiv “Partizani”. Konkretisht, bëhet fjalë për një pronë me rreth 10 000 m2, në qendër të Tiranës, e cila në vitin 2008 është privatizuar me një vlerë prej 100 000 dollarë. Klubi sportiv “Partizani” ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa sot mbi të janë ngritur 17 kulla/ abcnews.al