Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Dosja “Babale”, shtyhet për të gjashtën herë gjyqi për Ervin Salianjin

schedule09:59 - 19 Dhjetor, 2022

schedule 09:59 - 19 Dhjetor, 2022

Shtyhet për të 6-ën herë në gjykatën e Apelit, seanca ndaj deputetit demokrat Ervin Saljani, i akuzuar për çështjen Babale.

Shkak i shtyrjes së seancës është bërë mungesa e trupit gjykues, pasi nuk janë informuar. Gjyqtarja Elona Toro. Gazetari i Abc, Ermal Vija, raporton se mungon Salianji është shpallur fajtor për veprën penale ‘kallëzim i rremë’ në lidhje me çështjen “Babale” dhe u dënua me një vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë.

Kujtojmë se Ervin Salianji është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit burg, por këtë dënim ai dhe Kryesia e Partisë Demokratike e konsideron politik. Apeli do të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, apo do ta shpallë të pafajshëm apo do të japë një vendim alternativ.



Nëse do lihet në fuqi vendimi atëherë do kemi dënimin me burg të një deputeti. Autori i audiopërgjimit Albert Veliu u dënua me 3.5 vite burg ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 100 orë shërbim prove./abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!