“Dorëzimi i ushtarëve të bllokuar në fabrikën e çelikut mund të nënkuptojë denazifikimin e Ukrainës”

schedule10:57 - 18 Maj, 2022

schedule 10:57 - 18 Maj, 2022

Autobusët e milicisë së vetëshpallur të Republikës Popullore të Donetskut u përgatitën për evakuimin e ushtarëve ukrainas nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol, sipas BBC.

Presidenti Putin e ka paraqitur atë që ai e quan “operacionin e tij të posaçëm ushtarak” si një përpjekje për të denazifikuar Ukrainën, ky ka qenë një nga shumë justifikimet që autoritetet ruse kanë përdorur për të justifikuar vendimin për pushtimin e Ukrainës.

Zyrtarët rusë kanë pohuar, pa asnjë provë, se Ukraina është pushtuar nga neo-nazistët, fashistët, ultra-nacionalistët. Mariupol ishte shtëpia e regjimentit Azov, i cili në vitin 2014 përfshinte disa vullnetarë të ekstremit të djathtë, por që atëherë është integruar në Gardën Kombëtare të Ukrainës  dhe Kievi këmbënguli se regjimenti tani nuk ka të bëjë fare me politikën.

Marrja rob e luftëtarëve të Azov dhe ndjekja penale mund ta lejojë Vladimir Putinin të pretendojë se po ndodh denazifikimi. Javën e kaluar, një nga gazetat më të njohura ruse, një gazetë e ashpër pro Kremlinit, sugjeroi se skenari më i mundshëm tani në Ukrainë ishte ai që e përshkroi si një fitore të kufizuar ruse.

Me këtë nënkuptonte që Rusia të merrte kontrollin e rajoneve të Luhanskut dhe Donetskut por përmendi gjithashtu marrjen e qyteteve të tjera të Ukrainës si Odesa dhe Dnipro.

Për Rusinë, përparimi ushtarak ka qenë i ngadalshëm dhe rusët kanë filluar ta pranojnë këtë.

/abcbews.al