Donald Trump: Vaksina e Covid-19 mund të jetë gati pas 3-4 javësh

schedule08:41 - 16 Shtator, 2020

schedule 08:41 - 16 Shtator, 2020

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se vaksina për COVID-19 mund të jetë gati brenda tre ose katër javësh, pavarësisht se disa zyrtarë të shëndetit publik amerikan kërkojnë kujdes.

Trump e bëri këtë deklaratë ndërsa fliste në një sallë bashkie të organizuar nga ABC News amerikan, duke thënë se një vaksinë mund të ishte gati për shpërndarje përpara zgjedhjeve presidenciale të SHBA në 3 nëntor.

“Ne jemi shumë afër të kemi një vaksinë,” tha ai.

“Nëse doni të dini të vërtetën, administrata e mëparshme do të kishte dashur ndoshta vite për të bërë një vaksinë për shkak të FDA dhe të gjitha miratimeve. Dhe ne jemi brenda disa javësh nga marrja e saj … Mund të jenë tre javë, katër javë“, shtoi ai.

Po a ka të drejtë Donald Triump? Kjo nuk dihet me siguri.

Në fillim të këtij muaji, eksperti i lartë i sëmundjeve infektive amerikanë Dr Anthony Fauci tha për CNN se shumica e ekspertëve besonin se një vaksinë do të ishte gati deri në nëntor ose dhjetor.

“Është e mundshme që mund ta keni deri në tetor, megjithëse nuk mendoj se kjo ka të ngjarë,” tha Dr Fauci. g.v/abcnews.al