“Doli jashtë kontrollit, shante”, modelja greke reagon pas denoncimit të taksistit shqiptar

schedule14:31 - 18 Maj, 2022

schedule 14:31 - 18 Maj, 2022

Një 58-vjeçar shqiptar që punon si taksist në Greqi ka paditur modelen e njohur në shtetin fqinj, Stella Samnioti. Kjo  fundit postoi një video në Tik-Tok pa dijeninë e tij, ku sipas saj ai e ofendonte dhe tentoi ta dhunonte. Modelja ka folur sot në emisionin grek “Super Katerina” dhe ka treguar versionin e saj të ngjarjes.

“Kam thirrur taksinë për një distancë shumë të shkurtër, kam vite që marr taksi çdo ditë. Që në momentin që u nis, sjellja e zotërisë ishte e çuditshme. Ishte pak i beftë, i kërkova të më linte 50 metra para destinacionit përfundimtar dhe në momentin që i thashë, filloi të më bërtiste. Ai më thoshte “kush je ti që të më thuash ndal, aplikacioni më thotë çfarë të bëj”” , ka shpjeguar modelja.

Samnioti thekson versioni i taksistit është i rremë pasi sipas saj ai u inatos kur ajo i tha se do të telefononte policinë.

“Zotëria doli jashtë kontrollit, duke bërtitur e sharë. Kur e paralajmërova se do të telefonoja 100, ai doli nga makina. Sapo e pashë dola dhe vrapova. Kjo që thotë është gënjeshtër, nuk arrij ta kuptoj pse ka hapur një proces për të marrë masa ligjore”, tha ajo.

Nga ana tjetër, taksisti, i cili nuk ka asnjë kontakt me rrjetet sociale, shprehet se për videon është njoftuar nga një i afërm, i cili ka njoftuar edhe shefin e tij, i cili jeton përgjithmonë jashtë vendit.

Ngjarja ka ndodhur në muajin prill ku sipas shqiptarit, modelja e kishte rezervuar përmes një aplikacioni dhe kishte kërkuar ta dërgonte në një vend të caktuar.

Por gjatë udhëtimit ajo i kërkoi të ndryshonte destinacionin dhe madje ta priste që ta kthente përsëri në shtëpinë e saj. Kur ai i shpjegoi se diçka e tillë duhej thënë që në fillim kur i bëri kërkesë aplikacionit, ajo u tensionua dhe i bëri një video të cilën e postoi në rrjetet sociale. /abcnews.al