Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është e vendosur që të ndalojë çdo aktivitet sportiv, Ditën e sotme është publikuar edhe dokumenti, i firmosur nga Ministrja, Ogerta Manastirliu. Mes të tjerash shkruhet: “Urdhëroj: Mbylljen e aktiviteteve publike dhe jopublike, të tilla si aktivitete sportive, aktivitete kulturore dhe konferenca, deri në datën 3 prill 2020”.
FSHF dhe Federatat e tjera janë ato që vendosin, pasi ndërhyrja e shtetit në veprimtarinë e tyre nuk lejohet. Gjithsesi kemi të bëjmë me një situatë serioze, ku Coronavirusi ka zbarkuar në vendin tonë dhe frika është e madhe për përhapjen e tij edhe më shumë.
Grumbullimi në salla sporti dhe stadiume përbën rrezik dhe tashmë pritet që të konfirmohet edhe ndalimi i aktiviteteve sportive. Gjithsesi akoma nuk ka ndonjë qëndrim zyrtar. Për ditën e sotme janë programuar të luhen dy ndeshje në Superiore, Skënderbeu-Kukësi dhe Vllaznia-Partizani, që nuk dihet nëse do të luhen apo jo. Shanset janë që këto takime të zhvillohen pa praninë e publikut. FSHF ka njoftuar se ende nuk ka vendim zyrtar për momentin. /abcnews.al