Dokumenti i pa publikuar i OBSH: Kina nuk e studio siç duhej origjinën e Covid muajt e parë të pandemisë

schedule09:25 - 24 Shkurt, 2021

schedule 09:25 - 24 Shkurt, 2021

Kina nuk e ka hetuar siç duhej origjinën e Covid gjatë tetë muajve të parë të pandemisë, sipas një raporti që ka rrjedhur nga OBSH.

Shkencëtarët nga agjencia e OKB-së paralajmëruan po ashtu që Pekini nuk po ndante të dhëna, pavarësisht se shefi i OBSH, Dr. Tedros këmbëngul se po hidheshin bazat për të identifikuar origjinën e virusit.

Raporti vjen mes reagimeve në OBSH lidhur me hetimin e bërë së fundmi në Wuhan, që mbështeste teoritë e shtyra nga Pekini se virusi ka nisur jashtë Kinës.

Hetuesit e OBSH-së, të udhëhequr nga Peter Embarek, vizituan Wuhan-in mes 10 korrikut dhe 3 gushtit të vitit të kaluar si pjesë e një “ekipi të avancuar” për të ngritur më pas një hetim më të gjerë që u bë në janar.

Dokumenti i rrjedhur, i parë nga The Guardian, është një raport me dy faqe që është përgatitur ndërsa ekipi largohej nga vendi për të përmbledhur gjetjet.

“Pas diskutimeve të gjera dhe prezantimit nga homologët kinezë, duket se pak ishte bërë në lidhje me hetimet epidemiologjike në Wuhan që nga janari 2020,” shkruhej në raport. sb/abcnews.al/