“Doktoresha më shpëtoi”, Aurela Gaçe tregon ngjarjen e vështirë para 16 vitesh

schedule16:15 - 24 Maj, 2022

schedule 16:15 - 24 Maj, 2022

Këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe ka vendosur të ndajë sot një moment të vështirë me ndjekësit e saj. Ajo ka postuar në Instagram një foto me doktoreshën amerikane Gwen Korovin, e cila e ka ndihmuar në situatën më të vështirë të jetës.

Këngëtarja ka zbuluar se para 16 vitesh ka rrezikuar ta humbasë zërin e saj unik.

“Pacientja e saj prej 16 vitesh. Gjatë një periudhe të vështirë timen me kordat vokale, ishte takimi me të që më bëri të kuptoj shumë mbi diçka që e ke edhe nesër mund të mos e kesh. Sa herë jam në New York, patjetër të jem nën kontrrollin e saj. Doktoreshë, faleminderit që më shpëtove zërin. Nuk mund të jetoj pa muzikë dhe faleminderit për kujdesin e madh ndaj meje. Të kam takuar në një periudhë shumë të vështirë dhe ja ku jam, duke performuar më e fortë e më e fortë.

Kur hyn në zyrën e saj, muret janë plot falenderime, nga artistët më të mëdhenj të muzikes pop, rock, jazz, opera, artistë të brodway prezantuesë etj. Nuk arrita t’i xhiroj gjithë muret e historisë së saj, por ndihem me fat që e kam mundesine të jem nën kujdesin e saj!”, ka shkruar Aurela./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aurela Gace (@aurelagaceofficial)