Do të bashkëpunosh me Berishën? Rama: Unë flas për të gjallët, ju flisni për të vdekurit

schedule19:07 - 30 Mars, 2022

schedule 19:07 - 30 Mars, 2022

Unë flas për të gjallët, ju flisni për të vdekurit”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, kur u pyet nga gazetarët nëse do të bashkëpunojë me Sali Berishën për presidentin e ri.

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, kreu i qeverisë refuzoi të japë përgjigje të detajuar nëse do të bashkëpunojë me Sali Berishën për kreun e ri të shtetit, ndërkohë që gjykata ka certifikuar “Rithemelimin” në PD.

Lexo edhe: A do të ketë ndryshime në qeveri? Përgjigjet Rama

Sakaq, Rama reagoi për kërkesën e SPAK, që kërkon arrestimin e Alqi Blllakos, si i përfshirë në aferën e inceneratorëve, ndërsa ky i fundit dorëzoi mandatin e deputetit. Kryeministri tha se përgjegjësia nuk është kolektive dhe se çdokush është i barabartë përpara ligjit. g.v/abcnews.al