Do ta njohë vendimin e Kushtetueses? Meta: Nuk mbledh popullin për karrigen e Presidentit

schedule13:41 - 14 Janar, 2022

schedule 13:41 - 14 Janar, 2022

Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një konferencë për mediat, ka komentuar ngjarjet politike që kanë ndodhur së fundmi në vend. Në fokus të bisedimeve me gazetarët ishte kryesisht përçarja në Partinë Demokratike.

I pyetur nëse do ta njohë vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket shkarkimit të tij, kreu i shtetit ironizoi situatën mes të djathtëve duke thënë se ai nuk do të thërrasë popullin për të mbajtur karrigen.

Por, shtoi Meta, për të mbrojtur votën e lirë dhe interesat e qytetarëve shqiptarë është gati të bëjë çdo gjë.

“Të jeni të sigurt që Ilir Meta nuk ka ndërmend që për karrigen e presidentit të thërrasë popullin shqiptar. Ama, për të mbrojtur votën e lirë dhe përpjekjet për të shmangur vëmendjen nga grabitja që po i bëhet popullit shqiptar dhe ata që duan të ikin…”

Meta theksoi se në Shqipëri ka Gjykatë Kushtetuese, dhe se çështja tashmë është e saj. Po ashtu ai e bëri të qartë se deri në të paktën 50 vitet e ardhshme do të jetë aktiv në skenën politike. /abcnews.al/