“Do ta mbyll”, debat në ABC, Tritan Shehu: Po e mbyll vetë i pari, natën e mirë

schedule23:28 - 21 Tetor, 2021

schedule 23:28 - 21 Tetor, 2021

Në pjesën e dytë të emisionit “LOG” mbrëmjen e sotme në “ABC” ishte i ftuar përmes lidhjes me “Skype” Tritan Shehu, ish-kryetar i PD-së, aktualisht deputet dhe mbështetës i “Foltores” së Sali Berishës. Gazetari Endri Xhafo i kërkoi disa herë që të ishte konciz për shkak të kohës së kufizuar ose në të kundërt do i mbyllte linjën, por Shehu s’u pajtua me rregullat e vendosura nga drejtuesi i emisionit duke u larguar.

Debati i plotë

Drejtuesi i emisionit: Zoti Shehu ju lutem më ndiqni se jam shumë keq me kohë. Zoti Shehu a ndiheni ju, jo ju personalisht, por grupi që mbështet zotin Berisha, të shënjestruar, ndoshta bashkë me të tjerët, të shënjestruar nga vettingu në politikë?

Tritan Shehu: Nuk ka ndonjë grup që mbështet zotin Berisha, por forca që mbështesin demokratizimin, transparencën, forcimin e rolit të anëtarëve, bazimin e cdo vendimi mbi votën e lirë.

Drejtuesi i emisionit: Ok, ky grupim sikur e përshkruat ju, ndihet i kërcënuar?

Tritan Shehu: Nuk kemi të bëjmë me një grupim, por një lëvizje të madhe brenda PD-së.

Drejtuesi i emisionit: Zoti Shehu, ju lutem, nuk dua të jem i paedukatë, por do ta mbyll linjën nëse vazhdoni të mos i përgjigjeni pyetjes.

Tritan Shehu: Një sekond, po të doni të mbyllni linjën ju, po e mbyll përpara atëherë.

Drejtuesi i emisionit: Faleminderit natën e mirë bashkë.

Tritan Shehu: Mirupafshim, natën e mirë.

/db/Abcnews.al