Ansu Fati luajti vetëm një pjesë loje në ndeshjen e fundit të Barçës ndaj Real Betis. Sulmuesi i Spanjës u zëvendësua nga Leo Messi në pjesën e dytë, pas shqetësimeve fizike të shfaqura nga 18-vjeçari.
LATEST NEWS❗@ANSUFATI will be operated on this Monday
➕ INFO 👉 https://t.co/paB16oEvUG pic.twitter.com/1PLXCYGPjY
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 8, 2020
Pas ndeshjes Barcelona zbardhi edhe dëmtimin e Fati, ku tregoi se ylli nga Guinea ka dëmtuar meniskun e gjurit të këmbës së majtë. Pas vizitës së kryer nga doktori Ramon Cugat (doktori që operoi Ter Stegen) është konstatuar se sulmuesi ka nevojë për operacion.
Ndërhyrja do të kryhet sot dhe Barça pritet të njoftojë edhe për mbarëvajtjen e saj. Fati po kalonte një formë të jashtëzakonshme, por tashmë do duhet të ndalet. Sipas raportimeve është e sigurt se adoleshenti kthehet vitin tjetër, teksa rikuperimi i dëmtimeve të tilla shkon 3-5 muaj. /abcnews.al