“Do kujdesemi ne për familjet tuaja”, Manastirliu: Do doja që askush të mos binte pre e këtij armiku

schedule16:42 - 28 Mars, 2020

schedule 16:42 - 28 Mars, 2020

Gjatë përcjelljes së stafit mjekësor drejt Bergamos së bashku me Kryeministrin Rama ishte dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Pas përfundimit të fjalës së Ramës, Ministrja e shëndetësisë tha se këta mjekë dhe infermierë vinin nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe janë nga specialitet të ndryshme.

“Janë nga e gjithë Shqipëria, një mision për jetën dhe një gjë u thashë para se të vinit ju, do doja që askush të mos binte pre e këtij armiku, ju premtojmë se për aq kohë sa ju nuk do jemi këtu, do kujdesemi ne për familjarët tuaj“, u shpreh ministrja.

Po ashtu Manastirliu përmes  një statusi në rrjetet sociale ka postuar një video teksa stafi mjekësor niset drejt Bergamos në Itali.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/3355538977808389/

“Rrugë të mbarë ekipit të mjekëve dhe infermierëve tanë që sapo u nisën drejt Italisë mike për të ofruar kontributin në këto ditë të vështira”, shkruan Manastirliu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!