“Do e kaloj qendërsulmues”, Guardiola tregon idenë e çmendur për anësorin

schedule09:37 - 15 Maj, 2021

schedule 09:37 - 15 Maj, 2021

Ferran Torres ishte ylli i Manchester City dje. Me tripletën e tij ai ishte protagonist absolut në fitoren me shifrat 3-4 ndaj Newcastle pas një ndeshje shumë të bukur. Pas ndeshjes për mediet foli Guardiola që thuri elozhe për sulmuesin dhe u shpreh se mund ta kalojë në qendër të sulmit, pozicion të cilin Torres nuk e ka bërë kurrë.

“Luajtëm kundër një ekipi, që u mbrojt me 11 lojtarë, nuk ishte ndeshje e lehtë. Duhet të punojmë me goditjet e dënimit sepse u ndëshkuam në të tilla rrethana. Gjithsesi ishte e rëndësishme të fitonim sot dhe ia dolëm. Tripleta e Torres? Ndoshta do e vendos si qendërsulmues.

Pa Sergio Aguero dhe Gabriel Jesus ka luajtur më pranë portës dhe ka qenë gjithmonë në marrëdhënie me golin. Është shumë i rëndësishëm për ekipin tonë, mund të luajë si numër 9. Jam shumë i kënaqur nga ai dhe është gjithmonë i gatshëm të kontribuojë në sulm për skuadrën”, u shpreh Guardiola. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!