Do e blejë me gjysmë çmimi, Milani projekton rikthimin e mesfushorit

schedule23:40 - 3 Gusht, 2020

schedule 23:40 - 3 Gusht, 2020

Milani po përgatit një rikthim. Drejtuesit e kuqezinjtë janë takuar ditën e sotme me agjentin e Matteo Pessina, mesfushorit 23-vjeçar të Atalantës. Lojtari e kaloi sezonin e fundit i huazuar te Hellas Verona, skuadër në të cilën ka shkëlqyer duke shënuar 7 gola në 35 ndeshje të luajtura.

Pioli e pëlqen shumë dhe Milannews.it raporton se takimi me agjentin e tij ka shkuar mirë. Pessina u përfshi në operacionin me Atalantën që solli mbrojtësin Conti në Milano në korrikun e vitit 2017.

MATTEO PESSINA

Kuqezinjtë kryen një veprim të zgjuar atë periudhë, duke ruajtur 50% të kartonit në rast të një shitje të lojtarit në të ardhmen, kështu që duhet të shpenzojë vetëm gjysmën e çmimit për ta rikthyer në Milanello. /abcnews.al