Do dëshmojë në komisionin për zgjedhjet e 25 prillit? Rama: Historitë me masakra, propagandë

schedule19:59 - 27 Tetor, 2021

schedule 19:59 - 27 Tetor, 2021

Kryeministri Edi Rama është duke folur para Selisë Rozë me gazetarët pas mbledhjes që pati me drejtuesit politikë të qarqeve. I pyetur nga gazetarja e ABC, Esiona Konomi nëse do të dëshmojë në Parlament për komisionin hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, kreu i qeverisë tha se është i hapur ndaj çdo ftese.

Megjithatë, Rama theksoi se nuk ka qytetar të angazhuar krah PS-së apo demokrat që të ketë dyshime që partia që ai drejton të mos i ketë fituar zgjedhjet e 25 prillit.

“Nuk kam asnjë problem, nuk kam pasur ftesë, jam në dispozicion për të gjitha gjërat që më kërkohet për të thënë atë që kam për të thënë. E dimë shumë mirë që si kanë rrjedhur ngjarjet, nuk ka jo vetëm qytetar të angazhuar në zgjedhje në krahun tonë apo në zgjedhje si një votues i lirë pa qenë i lidhur me një parti, nuk ka as mes demokratëve dyshimin se PS i ka fituar zgjedhjet. Historitë me masakra janë propagandë..”

Kujtojmë se ditë më parë ka pasur përplasje mes PD dhe PS në mbledhjet për komisionin hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.

Më 22 tetor deputetët e Partisë Socialiste u larguan nga mbledhja e Komisionit Hetimor dhe më pas në një deklartë për mediat kreu i këtij komisioni Enkeljed Alibeaj u shpreh se ata u larguan se nuk ranë dakord që të thirret për të dëshmuar kryeministri Edi Rama, ministrat apo funksionarë të tjerë.

Sipas Alibeajt kjo është një e drejtë e secilit anëtarë të Komisionit Hetimor që të thërras në mbledhje për të dëshmuar. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!