Djali vret vajzën dhe më pas qëllon veten në Tiranë

schedule08:37 - 8 Qershor, 2018

schedule 08:37 - 8 Qershor, 2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Eshref Frasheri” në lagjen “Don Bosko” të Tiranës. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, një djalë ka vrarë një vajzë e më pas ka qëlluar dhe veten me armë. Policia njofton Xhafer Mata ka qëlluar me armë zjarri 19 vjeçaren Xhuljeta Çuni, e cila ka mbetur e vdekur në vend, ndërsa autori është dërguar në spitala në gjendje të rëndë për jetën dhe më pas ndërroi jetë.

Djali mësohet se është nga Kalimashi i Kukësit, ndërsa vajza nga Vinjolla e Matit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes. Mbetet ende për t’u zbardhur se cili ka qenë raporti mes dy të rinjve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!