Djali u zhduk pa nam e nishan, Artan Hoxha zbulon telefonatën: I ati i vlonjatit vdiq nga marazi

schedule23:29 - 7 Qershor, 2021

schedule 23:29 - 7 Qershor, 2021

Në 21 Maj Delion Troqe u ekzekutua me breshëri kallashnikovi përpara servisit të vëllait të tij pranë Pallatit të Sportit në Vlorë. Delion Troqe ishte kushëri i Ervis Troqes, i cili u zhduk në vitin 2018 në mes të ditës në Vlorë dhe ende nuk ka asnjë gjurmë të tij.

Ervis Troqe humbi gjurmët në korrik të para 3 viteve, ndërsa një muaj më parë ishte zhdukur Albano Xhaferri i njohur me pseudonimin “Ciqja”, të dy sapo ishin kthyer nga Belgjika. Gazetari Artan Hoxha u shpreh mbrëmjen e sotme në “Opinion” se babai i Ervis Troqes ndërroi jetë pak kohë më parë nga meraku për të birin.

Sa pashë ngjarjen (vrasjen e Delion Troqes), i rashë numrit të babait të Ervis Troqes që është zhdukur, në telefon m’u përgjigj nëna e Elvis Troqes. Në momentin që është rrëmbyer Ervisi, babai më ka takuar në Himarë dhe më ka thënë, cfarë mund të bëjmë?

Ishte i bindur që djalin nuk e gjente më të gjallë, por tha duhet ta gjejmë për të pasur një varr për ta qarë dhe “nuk dua ta marr vesh gruaja se është e sëmurë”-tha. Atë ditë që e mora në telefon, babai kishte vdekur nga marazi. Që nga ai moment e ndërpreva. Po ikin prindërit, pasi nuk kanë gjetur as trupat e fëmijëve” tha Hoxha. d.b/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!