Djali me Bashën, Ilir Vrenozi: Bir kthehu në shtëpi, po të përdorin, mua më denoncoi Salianji

schedule23:48 - 26 Janar, 2022

schedule 23:48 - 26 Janar, 2022

Ilir Vrenozi ka reaguar pas shoqërimit në polici pasditen e sotme. Ai ka ndarë një foto të Bashës sot me demokratët e Korçës ku ndodhet edhe i biri Enri Vrenozi.

Vrenozi i kërkon të birit të kthehet në shtëpi, ndërsa shton se blutë e kanë shoqëruar pas denoncimit të Ervin Salianjit se do i hidhte vezë Bashës para takimit të sotëm.

Lexo edhe: “Ilir Vrenozi në polici”, Meta: Adashi im më njoftoi vetë, edhe kjo besoj rastësi

“O djali im,ne te njejten kohe qe une isha i shoqeruar ne polici sepse me denoncoi Salianji kompani se do godisja me veze Bashen, ti rri ngre gishtat me keta , me keta qe hedhin gaz mbi babane tend dhe e shoqerojne 4 ore ne Polici…

O djali im, se kupton qe ata po te perdorin… ke tre dite qe ske ardhur ne shtepi… a vella mos te kane bere ndonje vaksine mo bir”, shkruan Vrenozi.

I biri Enri Vrenozi ishte një prej panelistëve në takimin e Bashës ku bëri thirrje për të rikthyer shpresën për të rinjtë në vend. “Vetëm në qoftë se vazhdojmë të rrimë të bashkuar duke zgjedhur të ardhmen dhe duke hedhur sytë nga një lider që mbështet të rinjtë, punojmë për një Shqipëri si e gjithë Europa”, u shpreh Vrenozi gjatë fjalës së tij. /abcnews.al