“Ilir Vrenozi në polici”, Meta: Adashi im më njoftoi vetë, edhe kjo besoj rastësi

schedule17:15 - 26 Janar, 2022

schedule 17:15 - 26 Janar, 2022

Presidenti Ilir Meta ka  shpërndarë në rrjetet sociale një njoftim ku thuhet se Ilir Vrenozi është shoqëruar në polici.

Meta thotë se në lidhje me këtë gjë e ka njoftuar vetë Vrenozi duke e cilësuar adashin e tij. Ai ironizon duke thënë se duhet t’i urojmë Vrenozit një intervistë konstruktive dhe demokratike.

“Edhe kjo besoj RASTËSI, por e vërtetë se më njoftoi vetë adashi im. Ti urojmë një intervistë konstruktive dhe demokratike. Nga Republika e Shqipërisë, në Republikën Socialiste të Rastësive”, shkruan Meta.