“Ditët e Mios” në Korçë/ Mblidhen 25 piktorë nga bota, shtatë ditë frymëzim në ekspozitë

schedule14:50 - 28 Tetor, 2024

schedule 14:50 - 28 Tetor, 2024

Ndërkombëtare ” Ditët e Mios”. Punimet e realizuara gjatë katër ditëve të qëndrimit në Korçë janë sjellë në një ekspozitë,ku mbizotëronte peizazhi,konceptuar në mënyrë të veçantë dhe surreale. Ndryshe nga edicionet e tjerë, frymëzimet e piktorëve nga qyteti i Korçës erdhën edhe në formën e simbolikës abstrakte,ku teknika ndërthurej më së miri me mesazhin e përcjellë.

Mjeshtri i penelit, Mio është një oaz frymëzimi për piktorët,të cilët i referohen magjisë së  artit të tij.

“Korça të jep frymëzim. Unë frymëzimin e kam gjetur tek ndërthurja e peizazhit të Mios me nudot e tij. Kolonitë e piktorëve janë të mirëpritura,sepse  krijohet bashkëpunim mes artistëve,njohje dhe ndikime tē ndërsjella”.

“Emri im është Kostian Bratiank, vij nga Rumania.  Jam shumë i lumtur të jem pjesë e kërij eventi artistik.  Para se të isha i ftuar në Korçë kam qenë gjithashtu në Sarandë, Pogradec, pra nuk është hera e parë në Shqipëri. Ishte një event i shkëlqyer, 25 artistë nga gjithë bota Islanda, Kosova Bullgaria, Maqedonia e Veriut etj. Mendoj se Korça ka peizazhe shumë të bukura dhe nuk ishte e vështirë të gjeje një kompozim të rrugës me elemente arkitekturore për t’i pikturuar”.

Abstraksioni  ishte një tjetër prurje interesante e ekspozitës.

“Është hera e dytë për mua në Shqipëri dhe dua këtë aktivitet. Mendoj se një rracë e veçantë macesh janë sfinksat,mace kozmike. Ato duket sikur thonë: unë ju shoh,ju ndiej,ju dua”.

Të gjitha punët e artistëve të Kolonisë Ditë e Mios, ashtu si është bërë traditë do t’i dhurohen fondit të Galerisë së Artit të Korçës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!