ABC news ka zbardhur detaje të tjera nga aksidenti tragjik që i mori jetën dy 17-vjeçareve, ndërsa u plagosën 3 adoleshentë. Gazetarja Glidona Daci raporton se adoleshentët kanë qenë në një restorant për të festuar ditëlindjen e njërit prej 14 vjeçarëve që ndodhej në mjet.
Mësohet se drejtuesi, ishte pa patentë dhe makinën ia kishte marrë babait të tij.
Ndërkaq ABC News ka siguruar edhe fotot e dy viktimave. /abcnews.al




